Nxënësit e shkollës së mesme të artit pamor “Adem Kastrati” në Gjilan, fotografitë e vjetra të këtij qyteti i kanë shndërruar në piktura, duke e shpallur të hapur ekspozitën në Muzeun e Qytetit e titulluar “GjilaniRetro”.
Drejtori i kësaj shkolle, Roland Masurica, e ka falënderuar Komunën për mbështetjen e këtij projekti.
“Këto fotografi të cilat janë ekspozuar, focus të vecantë kanë pasur që të na e sjellin një nostalgji, një retrospektivë dhe një evolium të qendrës s ëqytetit në etapa të ndryshme dhe ato figura janë të paraqitura përmes brushës, ngjyrës dhe dhe lapsit”, tha Masurica.
Ndërsa, drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Deniza Limani, tha se ndjehet krenare me këto punime fantastike të nxënësve që e pasyrojnë Gjilanin në retrospektivë.
“Është një aktivitet jashtëzakonisht me vlerë. Qëllimi i thirrjes publike të DKRS’së ka qenë mbështetja e të rinjve, sikurse këta sot. Ndihem shumë krenare me këto punime të realizuara nga nxënësit e qytetit tim”, tha Limani.
Ky ka qenë projekt i organizuar nga organizata joqeveritare Botart Gjilan, me mbështetje të Lutfi Hazirit.
Ekspozita do të qëndrojnë e hapur deri në mesin e janarit. /2LONLINE.com/