Të rinjtë e AAK-së në Gjilan, vizituan shoqatën e Handikosit. Kryetari i ARK-së, Dega në Gjilan, Arlind Vokshi, u njoftua për së afërmi me problemet, preokupimet dhe sfidat që ballafaqohet shoqata e Hendikosit, nga Fatmir Shurdhani i cili është menaxher i Handikosit.
Nga shoqata të pranishëm ishin edhe përfaqësuesi i shoqatës së të verbërve Bajram Spahiu dhe kryetari i Bordit të Hendikosit Ibish Avdyli.
Kryetari i Aleancës së të rinjve në Gjilan premtoi që ARK do të sensibilizojë opinionin e gjerë publik për nevojat dhe problemet e anëtarëve të Handikosit,
“Fillimisht ju falënderoj për pritjen dhe ju premtoj që Aleanca e të Rinjve në Gjilan do të sensibilizoj opinionin e gjerë publik për të krijuar kushte të përshtatshme për personat me nevoja të veçanta”, tha Vokshi.
Kryetarin e ARK-së e shoqëruan edhe Fitore Isufi, Yllka Syla dhe Eugen Iseni.