Një vrasës serial, kanibal, pastaj shtiret edhe si homoseksual, preferencë ka prostitutat. Ai i vret brutalisht i copëton dhe i pëlqen në trup t’i vë shenja me njolla gjaku. Por, në komunikim ky personazh duket shumë i sjellshëm, shtiret si bashkëshort i mirë, boksier me famë dhe të gjithë e lakmojnë.
Të tëra këto i gjejmë në romanin psiko-trile “Psycho” të shkrimtarit Ilir Muharremi. Ai nuk i paguan viktimat por ju premton “benificione” të mëdha viktimave. Kurse homoseksualët i tërheq me atë se shtiret si homoseksual. Qëllimi është t’i vrasë dhe mishin e tyre ta pjekë në skarë. Viktimat ka dëshirë t’i vrasë ngadalë duke i rrjepur e pastaj me telefon pranë trupave të tyre bën “Selfie’.
Në vazhdim po ju sjellim disa fragmente të frikshme:
“Më herët viktimën e parë dhe të dytën i mashtrova ngaqë u shtira si homoseksual. Pasi u njoha në internet me viktimën e parë, dolëm në kafe, lozja mirë rolin e homoseksualit, por më parë e vërejta se viktima ishte homoseksual, dhe homot nuk ekspozohen në qytetin tonë. E binda dhe e drejtova në shtëpinë time. Doja kinse të vrisja veten në prani të tij dhe kinse me pahir revolja shkrepi në gjoksin e tij. E copëtova, çdo ditë skuqja mishin e tij dhe e haja me qejf. Arsyeja e thjeshtë është ajo se çfarë më shtyri të haja mish njeriu. Thjeshtë kisha kuriozitet të provoja se si ishte shija e mishit të njeriut. Nuk kam ndonjë qëllim tjetër. Shumë shpesh edhe xhiroja veten teksa luaja monologë në sy të viktimave. Viktimën e parë e obligova të zhvishej dhe të hynte në vaskë, më pas e vrava me pahir. Doja që në sy të tyre të isha i pafajshëm. Kurrë e vrava e ktheva përmbys, mbusha vaskën me ujë të ngrohtë të shkrifej kufoma, më pas fillova ta presë në copa të vogla dhe e skuqa në tigan. Kur e skuq mishin e njeriut i shtoj domate, vaj ulliri. Viktimat e mia gjithmonë janë homoseksualë, edhe ky ishte homo, por nuk e shfaqte shumë. Andaj, edhe ka pranuar të rri te unë. Këto vrasje pak mësohen, sepse homoseksualët dhe lidhjet e tyre pak janë të ditura te ne…
Por, unë do ngopem me mish njeriu që është shumë i shijshëm, ngjanë më tepër me mishin e peshkut dhe të derrit. Kombinim i përkryer. Më shijshëm bëhet kur i shtohet kripë, piper dhe hudhër. Pak edhe pikant, tamam i fitohet shija e mrekullueshme. Mishi i njeriut është shumë i këndshëm, ngjanë edhe me atë të viçit por, jo, nëse viçi është i njomë, mishi i tij është më i shijshëm se i lopës. Ka shijen e veçantë ky mish. Është i butë, shumë i butë si i derrit ose i dhisë. Shumë e preferoj pjesën e muskujve, kofshën ose pulpën e këmbës këto janë më të preferuat e mia. Ta copëtoj më parë, t’i mbështjell mirë copat dhe t’i fus në frigorifer…”