DYLON

Zhvillimi i politikave fiskale synon lehtësimin e të bërit biznes

Zhvillimi i politikave fiskale synon lehtësimin e të bërit biznes
Avatar photo Redaksia

Funksionalizimi i ekonomisë së tregut si dhe reformat në politikat fiskale të vendit janë të domosdoshme për lehtësimin e mëtejmë të të bërit biznes por edhe për fuqizimin e sektorit privat në Kosovë.

Kjo u tha gjatë një takimi të Ministrit të Financave, Bedri Hamza, me drejtuesit e kompanive anëtare të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Arian Zeka, Drejtor Ekzekutiv i Odës Amerikane, shprehu gatishmërinë e Odës Amerikane për të kontribuar me rekomandime për procesin e plotësim-ndryshimit të legjislacionit tatimor. Ai shprehu shqetësimet e Odës Amerikane për sa i përket menaxhimit të parasë publike, veçanërisht disa vendimeve të cilat mund të çojnë në rritjen e ngarkesës fiskale për bizneset.

EkoHigjiena

Hakif Gashi, Zëvendëspresident i Bordit të Guvernatorëve të Odës Amerikane, tha se krijimi i një ambienti të mirë për bizneset reflekton në rritjen e vendeve të punës dhe rritje ekonomike të vendit. Ai shtoi si primare zhvillimin e politikave të mirëfillta fiskale në tërheqjen e investitorëve të huaj në Kosovë, por edhe zgjerimin e kompanive kosovare në rajon.

Bedri Hamza, Ministër i Financave, sqaroi se rrezikimi i stabilitetit makrofiskal në Kosovë mund të krijojë probleme si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat. Ai tha se synim i Ministrisë së Financave vazhdon të mbetet përkrahja e sektorit privat në lehtësimin e eksportimit të produkteve në tregun rajonal duke u shprehur se ky ka qene edhe qëllimi i masave fiskale të zbatuara nga ana e Ministrisë së Financave për lirime doganore dhe shkurtim të procedurave doganore. Hamza njoftoi se MF është duke punuar në ndryshimin e legjislacionit tatimor në përputhje me direktivat e BE-së.

Bizneset e pranishme në takim përgëzuan Ministrin Hamza për vendimet e ndërmarra nga Ministria që ai drejton për lehtësira fiskale me ndikim të dukshëm në fuqizimin e tyre, por edhe në qartësimin dhe aplikimin e drejt të legjislacionit tatimor

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.