DYLON

UKZ: Të martën mbahen provimet pranuese për konkursin e dytë plotësues për studime baçelor

UKZ: Të martën mbahen provimet pranuese për konkursin e dytë plotësues për studime baçelor
Avatar photo Redaksia

Të martën më datë 27.10.2020, mbahen provimet pranuese për konkursin e dytë plotësues për studime baçelor për vitin akademik 2020/2021.

Universiteti “Kadri Zeka” (UKZ), në Gjilan, të martën më datë 27.10.2020 do të mbajë provimin pranues për Fakultetin Juridik, Shkencave Kompjuterike dhe Fakultetin e Shkencave Aplikative.

Kurse për Fakultetin e Edukimit dhe Fakultetin Ekonomik provimi pranues do të mbahet të mërkurën më datë 28.10.2020.

EkoHigjiena

Koha e saktë e mbajtjes së provimit, lista e kandidatëve dhe numri i sallave do të publikohen në ueb faqe të Universitetit të hënën më datë 26.10.2020.

Në afatin e dytë plotësues kanë aplikuar rreth 251 maturantë, derisa UKZ do të regjistrojë 277 studentë të rregullt për studime baçelor. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.