Produktet e qumështit janë shumë të shëndetshme.Por, disa të dhëna thonë përdorimi i produkteve të qumështit në shujta mund t’ju mbrojë nga sëmundjet e zemrës dhe sulmit në tru.
Ekspertët nga Universitet “Mckmaster” në Kanada thonë se studimi u bë si shkak i brengave se yndyrat e ngopura më të cilat produktet e qumështit janë të pasura shtojnë nivelin e dëmshëm të kolesterolit që lidhet me shfaqjen e sëmundjeve të zemrës dhe të sulmit në tru.
Por këta pohojnë se prodhimet e qumështit janë shumë të shëndetshme për arsye se trupin e furnizojnë me energji.
Po ashtu, përmbajnë edhe përbërës tjerë që për shëndetin kanë rëndësi si: aminoacidet, vitaminat K1 e K2, minerale si kalcium, magnez dhe kalium.