Autoritetet policore kanë bërë me dije se një qytetar ka lajmëruar në polici se dy persona të maskuar dhe duke e kërcënuar me armë, ia kanë grabitur një shumë parash prej 160€.
Policia ka arritur ta arrestojë një të dyshuar derisa dy të dyshuar tjerë gjenden në arrati.
Ja raporti i plotë i policisë:
GRABITJE
Kamenicë, 22.06.2021-05:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke punuar, dy persona të panjohur të maskuar dhe nën kërcënimin e armës i kanë grabitur një shumë parash prej 160€ dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Njësitë policore kanë arritur ta arrestojnë njërin nga të dyshuarit mashkull kosovar të cilit i është konfiskuar automjeti i tij si provë materiale. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i njëjti është dërguar në mbajtje ndërsa dy të dyshuarit tjerë gjenden në arrati. /2LONLINE.com/