DYLON

Kryeministri Kurti priti Presidentin e Fondacionit Austriak të Planit Marshall, Wolfgang Petritsch

Kryeministri Kurti priti Presidentin e Fondacionit Austriak të Planit Marshall, Wolfgang Petritsch
Avatar photo Redaksia

Gjatë qëndrimit në Kosovë për të qenë pjesë e Akademisë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti ambasadorin Wolfgang Petritsch, President i Fondacionit Austriak të Planit Marshall, njëherit ish i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për Kosovë, në vitet 1998-‘99 dhe kryenegociator i Bashkimit Evropian në Konferencën e Rambujesë.

Ambasadori Petritsch dhe kryeministri Kurti diskutuan për proceset dhe zhvillimet politike në rajon dhe në Kosovë.

EkoHigjiena

Ndër të tjera, u shkëmbyen mendime për takimin e 15 qershorit në Bruksel për dialogun e ri ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe propozimet e kryeministrit Kurti. U diskutua edhe për rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit në mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një proces që garanton njohjen reciproke në mes Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri ritheksoi se takimi ishte takim për dialogun e ardhshëm i cili duhet të jetë i qartë e parimor, dhe dialog për statusin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.