Në dy grumbullimet e fundit në Mars dhe Qershor, trajneri i Kosovës Bernard Challandes e ka ftuar edhe mesfushorin Florent Hasani.
Megjithatë anëtari i skuadrës Diosgyor nuk është aktivizuar në asnjë ndeshje zyrtare me Kosovën dhe kjo e lë të hapur mundësinë që ai mund të zgjedh të vazhdoj karrierën edhe me Shqipërinë.
Hasani nuk ishte inkuadruar asnjë minutë madje as në ndeshjen miqësore kundër Danimarkës.
Kujtojmë që para se të zgjedhte Kosovën, lojtari nga Vushtrria ka qenë i kërkuar edhe nga Shqipëria.