Të hënën (09.11.2020) me fillim prej orës 10:00, do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit Komunal të Gjilanit në të cilat janë të parapara ato pika të rendit të ditës të rekomanduara nga Komiteti për Politikë dhe Financa.
R E N D P U N E
1. Konstatimi i prezencës së anëtarëve të Kuvendit dhe miratimi i procesverbalit nga seanca e kaluar,
2. Rekomandimet e Komitetit për Politikë dhe Financa:
1. Raporti financiar per periudhen Janar-Shtator 2020
2. Propozim vendimi per formimin e Grupit punues për hartimin e Planit të punës të Kuvendit per vitin 2021
3. Propozim vendimi për binjakëzimin e Komunës së Gjilanit me Komunën e Kumanovës (Republika e Maqedonisë së Veriut)
4. Propozim Vendimi për modifikimin e atributeve të titullarit – pronarit të pronave komunale dhe regjistrimin e tyre me emërtimin ligjor : Komuna e Gjilanit.
5. Miratimi i iniciativës për themelimin e Muzeut Etnografik të Komunës së Gjilanit
6. Propozim vendimim për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për emërimin e Komisionit Komunal të Aksionarëve në KRM “ECOHIGJIENA” 01.Nr.016-35858 të dt.28.03.2019
3.Të ndryshme
Seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, (ish objekti i gjykatës) më 09.11.2020 në ora 10:00./2LONLINE.com/