DYLON

Gjilani shënon fitore, arkëton tri pikë të reja

Gjilani shënon fitore, arkëton tri pikë të reja
Avatar photo Redaksia

Skuadra e futbollit Gjilani ka shënuar fitore në terren të vet duke mundur skuadrën e Llapit me rezultat 2 me 0 dhe me këtë ka grumbulluar edhe plus tri pikë të reja.

Ballafaqimi në mes të Gjilanit dhe Llapit, ishte në kuadër të javës së 11-të në Ipko Superligën e futbollit kosovar.

Me këtë rast kuq e bardhët, me  2 gola, nga një për secilën pjesë, siguruan fitoren e radhës dhe me pikët e reja përforcohen në pozitën e tretë të tabelës së klasifikimit me gjithsej  20 pikë të grumbulluara.

EkoHigjiena

Në takimin e sotëm, goli i parë për kuq e bardhët erdhi në minutën e 26-të, përmes Fiton Hajdarit. Ndërsa, goli tjetër, për rezultatin përfundimtar, erdhi përmes Ardit HIlës, në minutën e 76 të takimit.

Përndryshe, në ndeshjen tjetër të ditës së sotme, Feronikeli dhe Ballkani, i ndanë pikët duke luajtur baras, me rezultat 1 me 1. /2LONLINE.com/

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.