Policia në 24 orë: 921 gjoba trafiku dhe 1 mijë e 117 gjoba në bazë të ligjit Covid-19

Policia në 24 orë: 921 gjoba trafiku dhe 1 mijë e 117 gjoba në bazë të ligjit Covid-19

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 14 aksidente me të lënduar dhe 20 aksidente me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton 2LONLINE.com.

Sipas policisë, janë gjithsej 921 tiketa trafiku të shqiptuara për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion.

Po ashtu janë shqiptuar edhe 1 mijë e 117 tiketat në bazë të ligjit Covid-19, për ata që nuk e kanë respektuar atë.

Gjatë kësaj periudhe kohore, nga policia janë arrestuar 13 persona, 8 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje dhe 1 person në vuajtje të dënimit. /2LONLINE.com/

KOMENTE