E diele, 21. 06. 2020, në shkollën “Skënderbeu” në Zarbicë, fshatrat e kësaj Bashkësie Lokale (Zarbicë, Priboc, Novosellë e Suharnë) votuan për këshilltarët shqiptarë të komunës së Bujanocit dhe për kandidatët shqiptarë, përfaqësues në parlamentin e Serbisë.
Nga: Ismet TAFILI – 2LONLINE.com
Nga radhët e pritjes për të votuar dhe ardhjet e vazhdueshme me automjete e forma tjera, shihej se banorët e këtyre fshatrave të Malësisë së Bujanocit ishin mjaftë të interesuar që të votojnë për kandidatët e tyre të preferuar në partitë e caktuara.
Si duket gjithmonë, edhe pse nganjëherë kanë qenë të zhgënjyer, banorët shqiptarë të këtyre fshatrave, ishin të vendosur që të votonin, në mënyrë që në rend të parë të kryejnë obligimin e tyre demokratik e njëherësh që komunën e Bujanocit ta qeverisin, në mënyrë demokratike shqiptarët, pasi edhe janë shumicë në këtë komunë.
Urime e suksese të gjithë votuesve, të gjithë të bashkuar do të jemi më të fortë.
Të bashkohemi edhe për qeverisjen lokale në Bujanoc ashtu siç ishte rasti edhe me listën. /2LONLINE.com/