Në vazhdën e përgatitjeve për fillim vitin e ri shkollor, Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Arsim, ka ndarë sot mbi 70 video-projektor për të gjitha shkollat e kësaj komune.
Në ceremoninë e shpërndarjes së këtyre pajisjeve, ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës Sokol Haliti, i cili theksoi se ky projekt është vazhdimësi e investimeve të mëparshme, e që do të vazhdojë edhe tutje në zhvillimin e ngritjes së cilësisë në arsim.
Drejtoresha e Arsimit Fatbardha Emini, bëri të ditur se ka qenë domosdoshmëri që gjitha shkollat të pajisen me video-projektor dhe kështu po bëhen përgatitjet e duhura për një fillim sa më të mbarë të vitit të ri shkollor.
“Ky projekt i furnizimit me video projektor të shkollave të komunës sonë, ka për qëllim përmirësimin e kushteve dhe që procesi arsimor të zhvillohet me metoda të avancuara, përmes teknologjisë. Ne edhe më herët kemi investuar në fushën e informatikës, por edhe do të vazhdojmë që kushtet për mësimdhënie dhe mësimnxënie, të jenë sa më të volitshme çoftë për personelin arsimor, çoftë edhe për nxënësit”, tha ajo.
Pas shpërndarjes së këtyre video-projektorëve, që janë financim nga buxheti i Drejtorisë së Arsimit, do të montohen nëpër klasë, në mënyrë që të jenë të gatshme për shfrytëzim që në shtator. /2LONLINE/