DYLON

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti priti në takim kryetarin e Gjilanit, Alban Hysenin

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti priti në takim kryetarin e Gjilanit, Alban Hysenin
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim kryetarin e komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet mes të dyja komunave, e gjithashtu projektet që janë në realizim dhe ato që do të realizohen në të ardhmen.

Kryetari Haliti e njoftoi mysafirin për zhvillimet aktuale në komunën e Vitisë, për punët që janë duke u kryer dhe shprehi gatishmërinë e bashkëpunimit për realizim të projekteve të përbashkëta që kanë për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve të Anamoravës.

EkoHigjiena

Në këtë takim u kërkua që të rifillojnë punimet sa më parë të rrugës Kllokot-Gjilan, si kërkesë dhe nevoje permanente edhe e qytetarëve të komunave të këtij rajoni, pastaj mundësitë për bashkëpunim në parkun industrial, organizimin e një panairi në Gjilan, mundësin e hapjes së shkollës së muzikës në Viti etj. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.