Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira të shoqëruar nga Tahir Shabani, Kryetar i Shoqatës së Miqësisë Franko-Shqiptare, janë pritur në takim nga Prefekti i Qarkut të Kukësit, Zenel Kuçana.
Gjatë këtij takimi palët kanë biseduar për mundësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional ku ndër tjerash Prefekti Kuçana , ka shprehur gatishmërinë për bashkëveprim në fusha të ndryshme si të kulturës, arsimit, sportit dhe disa fusha të tjera.
Gjithashtu edhe Kryetari i Komunës Vitisë, Sokol Haliti potencoi Komuna e Vitisë është e interesuar të bashkëpunojë me institucionet e Kukësit të Shqipërisë dhe të shkëmbejnë përvojat e njëri tjetrit në interes të qytetarëve të dyja lokaliteteve.