DYLON

Të rinjtë vitias po aftësohen për tregun e punës

Të rinjtë vitias po aftësohen për tregun e punës
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të projektit “Your Job” i cili financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) dhe që implementohet nga Caritas Kosova në Viti, është duke u zhvilluar trajnimi dyditor që ka për qëllim përgatitjen e të rinjve për tregun e punës dhe orientimin e tyre në karrierë.

Doruntina Ismajli, përfaqësuese e Caritas Kosova në Viti bëri me dije se ky trajnim, ka filluar dje me aftësimin e të rinjve se si të përgatitën ata për intervista të punës, teknikat e komunikimit, shkrimit të CV-së dhe letrës motivuese.

Ndërkaq në ditën e dytë që po mbahet sot, ata do të mësojnë mbi testin për karrierë, tipat e personaliteteve, zhvillimin në karrierë dhe ndërmarrësi dhe praktikat dhe ushtrime të ndryshme që kanë të bëjnë kryesisht me përgatitjet për tregun e punës.

EkoHigjiena

Përndryshe ky trajnim është mirëpritur nga të rinjtë vitias të cilët theksoj se më të ata janë më të përgatitur për tregun e punës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.