“Të fala nga Gjilani”, mbrëmja e cila në vete përfshin një përmbledhje me poezi e këngë që vijnë të artikuluara prej aktorëve të Teatrit të Qytetit të Gjilanit vjen këtë të premte, më 28 korrik, ora 20:00, në oborrin e Bibliotekës së Qytetit.
Performanca vjen për të gjithë qytetarët e Gjilanit po në veçanti për bashkatdhetarët tanë të cilët i japin shumë dashuri, jetë e plot ngjyra qytetit të Gjilanit.
“Te fala nga Gjilani” është një vokacion artistik i krijuar për një performancë të hapur ose “open air” e që organizohet në kuadër të aktiviteteve të Ditëve të Diasporës, të krijuara si kalendar nga Drejtoria e Kulturës dhe Komuna e Gjilanit.
Teatri i Qytetit – Gjilan