Shoqëria Civile, e mbështetur nga të gjitha Subjektet Politike, Shoqata e Biznesit, ajo e Veteranëve dhe Familjeve të dëshmorëve, mërgimtarëve dhe Bashkësive fetare në komunën e Vitisë, është duke organizuar protestë paqësore me kërkesen për kyçjen e Vitisë në autostradë.
Gjtihashtu ju njoftojmë se këta të fundit kanë formuar Këshillin Organizativ të Protestës dhe gjithçka është gati për mabjtjen e protestës. Njëkohësisht ju njoftojmë se ky Këshill, është duke ndjekur me shumë kujdes zhvillimet për kyçjen e Vitisë në autostradën “Arbën Xhaferi”.
Këshilli i Organizativ i Protestës, përshëndet çdo nismë për realizimin e kësaj kërkese legjitime, por si pasojë e shumë premtimeve të mëhershme, të cilat nuk kanë gjetur zbatim, ky këshill shpreh skepticizmin, dhe ka rezervat e tij ndaj deklaratave pompoze rreth realizimit të kësaj kyçje, e cila është jetike për qytetarët vitias. Ne kërkojmë veprime konkrete drejt realizimit të kësaj kyçje, siç është përfshirja e këtij projekti në rishikimin e buxhetit nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, si një hap serioz drejt zbatimit të vendimit për kyçjen e Vitisë në autostradë, vendim ky marr nga Komitetit Drejtues Ndërministror për Zhvillimin e Projektit “Rruga 6” (Autostrada Prishtinë – Han i Elezit).
Këshilli Organizativ i Protestës, pret që në fillim të javës (dita e Hënë, eventualisht e Martë), të jepet përgjigje e saktë nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës, se kur do të nisin punimet në realizimin e kësaj kyçje në fshatin Gërlicë. Në të kundërt, nëse nuk marrim datën e përafërt të nisjes së punimeve, ne në ditën e enjte (14 qershor), e cila sipas të gjitha gjasave, është dita e përurimit të segmentit Bibaj – Doganaj, do të protestojmë masovikisht me kërkesën e qartë tashmë, KYÇENI VITINË NË AUTOSTRADË! .
Protestat nuk do të ndalen deri në veprimet konkrete të Ministrisë së Infrastrukturës drejt realizimit të kërkesës sonë legjitime për kyçje në autostradën “Arbën Xhaferi”. Këto protesta nuk janë të organizuara kundër askujt, nuk janë partiake, por ato janë shprehje demokratike e pakënaqësisë qytetare ndaj diskriminimit që i është bërë qytetarëve të komunës së Vitisë, dhe që ky diskriminim po kulmon me mos pasjen e një qasje të këtyre qytetarëve në autostradën “Arbën Xhaferi”.
KËSHILLI ORGANIZATIV I PROTESTËS PËR KYÇJEN VITISË NË AUTOSTRADË