DYLON

Serbia po e diskriminon informimin shqip, institucionet dhe deputeti heshtin

Serbia po e diskriminon informimin shqip, institucionet dhe deputeti heshtin
Avatar photo Redaksia

Gjendja e mediave në Jug të Serbisë ishte tema e diskutimit mes zyrtareve për media pranë Ministrisë së Kulturës dhe Informimit të Serbisë dhe përfaqësuesve të mediave nga ky rajon.

Ky diskutim u mbajtë në zyrën e Trupit Koordinues në Bujanoc ndërsa temë kryesore ishte financimi i projekteve mediale dhe gjendja e tanishme e informimit.

Ndihmësja e Ministrisë së Informimit, Sllavica Trifunoviç duke folur për vendimin e fundit të ministrisë tha se projketet e dorëzuara nuk ishin inovative.

EkoHigjiena

Përfaqësuesit shqiptarë të mediave vlersuan se shteti i Serbisë po e diskriminon informimin shqip në komunat Bujanoc dhe Preshevë.

Në konkursin e fundit të ministrisë përkatëse është favorizuar RTV ” Bujanoci” me pronarë serb dhe pjesërisht disa mediume shqiptare.

Për mediat shqiptare është shqetësuese si përfaqësuesit lokal të komunave Bujanoc dhe Preshevë si dhe deputeti shqiptarë nuk reagojnë për këtë diskrimin.

BURIMI: Titulli.com

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.