Të enjten mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. Bëhet e ditur se ky do të jetë rendi i punës.
1. Konstatimi i prezencës së anëtarëve të Kuvendit dhe miratimi i procesverbalit të seancës së kaluar
2. Rekomandimet e Komitetit për Politikë dhe Financa:
2.1 Raporti financiar për periudhën Janar-Dhjetor 2016
2.2 Propozim vendimi për rritjen e buxhetit nga tejkalimi i realizimit të të hyrave vetanake të planifikuara në vitin 2016
2.3 Propozim vendimi për bartjen e mjeteve financiare nga të hyrat vetanake të pa shpenzuara të vitit fiskal 2015 dhe 2016, në vitin fiskal 2017
2.4 Strategjia për zhvillim socio ekonomik lokal 2017-2021
2.5 Fjalësi i emrave të personaliteteve dhe ngjarjeve nga territori i Komunës së Gjilanit dhe tërësia etnike shqiptare por edhe më gjerë
2.6 Propozim vendimi për ndarjen e mjeteve financiare për subvencionimin e angazhimit të stafit teknik dhe aktiviteteve socio kulturore, komunale në Teatrin e Qytetit të Gjilanit,
2.7 Propozim vendimi për ndarjen e mjeteve financiare për subvencionim të aktiviteteve të Qendrës për kujdesin ditorë “Pema” në Gjilan
3. Të ndryshme
Seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, (ish objekti i gjykatës) më 30.03.2017 në ora 10:00.