Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, e paraparë për sot, nuk kishte kuorumin e mjaftueshëm, megjithatë, kryetari Glauk Konjufca, në bazë të kompetencave të tij dhe në koordinim me përfaqësuesit e grupeve parlamentare, vendosi që të enjten, më 22 shtator 2022, Kuvendi të mblidhet në seancë plenare.
Kështu, të enjten nga ora 11:00 Kuvendi do të vazhdojë punimet me pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 15 shtator 2022, për të vijuar me pikat e papërfunduara në seancën plenare të 4 gushtit. /2LONLINE/