Nesër (e enjte, 29.02.2024), Kuvendi i Komunës së Gjilanit mban seancën e radhës
REND PUNE
- Konstatimi i prezencës së anëtarëve të Kuvendit dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar
- Pyetje dhe pergjigje
- Rekomandimet e Komitetit për Politikë dhe Financa:
- Propozim vendimi për lejimin e këmbimit të pronave komunale me pronat e Republikës së Kosoves
- Propozim vendimi për caktimin e lokacionit për ndërtimin e Qendrës Rajonale për patent shofer me seli në Gjilan
- Shfuqizimi i Planit për Integritet Komunal 2023-2027.
- Propozim Vendimi per subvencionimin e shtesave për lehona
- Nryshimi dhe plotësimi i vendimit 01. nr. 016-20437 të datës 23.02.2023 për emërimin e Komisionit për shqyrtimin e kërkesve dhe ankesave në procesin e emërtimit të rrugëve dhe numrimit të adresave për territorin e Komunës së Gjilanit,
- Formimi i komisionit rekrutues për përzgjedhjen e Drejtorëve dhe zv.Drejtorëve në IEAA
- Formimi i Komisionit për plotësim ndryshimin e Rregullores për ndarjen e bursave
- Raporti i suksesit të nxënësve në gjysme vjetorin e parë të vitit shkollor, 2023/2024.
- Propozim vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit 01.Nr.016-59950 të datës 26.05.2022 për themelimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
- Ndryshimi dhe plotësimi i Vendimit 01.Nr.016-73826 për emërimin e Këshillit Komunal për vlerësimin e meritave historike e shoqërore të personaliteteve dhe ngjerjeve nga territori i Komunës së Gjilanit, tërsia etnike shqiptare dhe më gjërë.
- Të ndryshme
Mbledhja e Kuvendit të Komunës së Gjilanit mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit, më 29.02.2024 në ora 10:00. /2LONLINE/