Për nder të Epopesë së UÇK-së, nën patronatin e FFK-së – Komisionit të Futsallit, më 4 dhe 5 mars, do të organizohet edicioni i 12-të i turneut tradicional ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Për shkak të situatës me pandeminë sivjet ky turne do të organizohet vetëm me ekipet vendore, e ku pjesëmarrëse do të jenë FC Prishtina, FC Prishtina 01, FC Drenica dhe FC Peja.
Ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen më 4 mars, në orën 16:00 dhe në orën 18:00, derisa ndeshja finale do të zhvillohet më 5 mars, në orën 18:00, njofotn FFK.