DYLON

UP: Regjistrimi i semestrit dimëror dhe veror bëhet nga sot deri më 12 mars

UP: Regjistrimi i semestrit dimëror dhe veror bëhet nga sot deri më 12 mars
Avatar photo Redaksia

Universiteti i Prishtinës ka njoftuar studentët e të gjitha niveleve, se nga sot më 3 mars 2021 e deri më 12 mars në orën 15:00 do të jetë i hapur SEMS-i për regjistrimin e semestrit dimëror dhe veror, për vitin akademik 2020/21.

Ja njoftim i plotë:

EkoHigjiena

Njoftohen studentët e të gjitha niveleve të studimeve në UP, se për herë të fundit, nga data 03.03.2021 në orën 10:00 deri më datën 12.03.2021 në orën 15:00, do të jetë i hapur SEMS-i për regjistrim të semestrit dimëror dhe veror në të gjitha nivelet e studimeve (BA, MA dhe PhD) në kuadër të UP-së, për vitin akademik 2020/21.

Regjistrimin e vitit akademik 2020/21 janë të obliguar ta bëjnë studentët e tri (3) niveleve të studimeve, të cilët i kanë përfunduar ligjëratat, ndërsa ende kanë të papërfunduara të gjitha provimet, seminaret, kollokviumet etj. Përjashtim nga ky rregull do të kenë vetëm studentët e nivelit baçelor, të cilët për herë të parë e kanë statusin e absolventit.

Pavarësisht argumenteve që mund të jepen personalisht nga studentët ose përfaqësuesit e studentëve (Këshilli studentor apo Parlamenti studentor), pas mbylljes së afatit si më sipër, asnjë kërkesë nuk do të merret në shqyrtim për rihapje të SEMS-it për vitin akademik 2020/21.

Regjistrimi i semestrit dimëror për vitin akademik 2020/21, për studentët që deri më tani nuk e kanë regjistruar, do të bëhet sipas tarifave që kanë qenë dhe mbeten në fuqi. Regjistrimi i semestrit veror do të bëhet në përputhje të plotë me vendimin e qeverisë nr.02/64 të datës 12.2.2021.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.