Imagjino të merrni të gjitha përfitimet e palestrës pa pasur nevojë të shkoni atje. Kjo është tendenca më e re e stërvitjes së përditshme, e cila sipas ekspertëve është më e mirë sesa fitnesi.
Në një pjesë të botuar në Revistën Britanike të Mjekësisë Sportive, shkencëtarët e sportit nga e gjithë bota argumentuan se shumë punë ditore mund të konsiderohen si aktivitet fizik “me intensitet të lartë”.
Nga ora 8-9:30 bëni pastrim
Pastroni me dorë sa më shumë të jetë e mundur. Bëni lëvizje të mëdha.
Nga 10:30-12:30 bëni pazar
Në këtë orar bëni pazar ushqimor. Parkojeni veturën tuaj larg dyqaneve. Bartni qantat me dorë.
Nga 13-14 gatuani
Mos përdorni asnjë pajisje elektrike kur bëni ndonjë gjë që ka nevojë për rrahje, sic janë vezët.
Nga 17-19 shkoni diku
Bëni një shëtitje të shkurtër, lëvizni shkallëve.