Mesfushori shqiptar, Taulant Xhaka nuk do të jetë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë. Xhaka ka bërë këtë refuzim me arsyetimin e një lëndimi dhe se nuk është i gatshëm të luaj.
Tani mbetet për të parë se si do të vendosë trajneri Reja në lidhje me këtë çështje dhe nëse Xhaka do të jetë më pjesë e kombëtares në të ardhmen, pasi dëmtimi i tij duket shumë misterioz.
Për mungesën e Xhakës ka folur edhe trajneri, Edi Reja.
“Ne nuk kemi revolta ndaj asnjë lojtari. Është thjesht çështje personale, por Shqipëria është dhe mbetet familje, kjo mbetet fryma jonë. Por, në momentin që dikush mendon se është Messi, Shqipëria del mbi ta, në Kombëtare nuk ka vetëvendosje por unitet”, u shpreh strategu italian.
Futbollisti ishte lënë jashtë grumbullimit në ndeshjet e kaluar si zgjedhje teknike dhe trajneri Reja në konferencë theksoi se tani do ta shihet përsëri nga afër atë, gjë që tanimë nuk duket se mund ta bëjë të paktën deri në mars, gjithmonë nëse lojtari do të jetë më pjesë e planeve të tij.