Talenti 20-vjeçar, futbollisti kosovar, Arbnor Muja është bashkuar zyrtarisht me ekipin e Skwnderbeut. Muja aktivizohet edhe me Kosovën U-21, luan si sulmues, kryesisht në krahun e djathtë.
Muja ka firmosur për 2 vite me Skënderbeun, ndërsa sot është bashkuar me grupin dhe do të jetë në dispozicionin e tij që këtë fundjavë ndaj Tiranës.
Muja e ka nisur karrierën tek Trepça 89’, ndërsa sezonin e kaluar u transferua tek ekipi i dytë i gjermanëve të Braunshvajgut, ku zhvilloi edhe 17 takime me ta, e shënoi 7 gola.