Sot, disa nga anëtarët e kryesisë së organizatës studentore USPE, takuan rektorin e Universitetit “Kadri Zeka”, në Gjilan, Prof. Asoc. Dr.Bajram Kosumi, ku diskutuan mbi zhvillimet në Universitet, rolin e studentëve në këto zhvillime, problemet dhe nevojat e studentëve.
Kryetarja e USPE-së në Gjilan, Ardianë Halimi në fjalën e saj theksoi nevojën e bashkëpunimit më intensiv ndërmjet menaxhmentit dhe studentëve si një hallkë e rëndësishme në rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënjës.
“Rektori Kosumi shprehu gatishmërinë për të përkrahur kërkesat tona, si dhe kërkoi nga ne angazhim më të madh në proceset studentore, vazhdimin e paanshmërisë dhe kultivimin e frymës demokratike brenda Universitetit”, ka bër ëtë ditur Halimi.