DYLON

Vetëvendosje pranohet si anëtar observues i Internacionales Socialiste

Vetëvendosje pranohet si anëtar observues i Internacionales Socialiste
Avatar photo Redaksia

Këshilli i Internacionales Socialiste e ka hedhur sot në votim dhe e ka miratuar unanimisht kandidimin e Lëvizjes Vetëvendosje si anëtar observues në këtë organizatë ndërkombëtare të partive socialdemokrate.

Deri para këtij vendimi, Lëvizja Vetëvendosje merrte pjesë si subjekt politik me statusin e “të ftuarit” në disa prej mbledhjeve të Internacionales.

Nga sot, Lëvizja do të ketë të drejtën të marrë pjesë në të gjitha punimet, mbledhjet dhe takimet e Internacionales Socialiste sipas statutit të organizatës, duke mundësuar lidhje më të forta me partitë e tjera politike të qendrës së majtë nga e gjithë bota.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.