DYLON

PDK: Dardania mbështet fuqishëm Dekaden e Re

PDK: Dardania mbështet fuqishëm Dekaden e Re
Avatar photo Redaksia

Në vazhdën e mbajtjes së kuvendeve zgjedhore të Rinisë Demokratike të Kosovës, në lagjen Dardania, nëndega e tetë e RDK-së mbajti kuvendin e saj zgjedhor, me këtë rast zgjodhi organet drejtuese, kryesinë e re, kryetaren dhe delegatët për kuvendin qendror të degës.

“Me një pjesëmarrje të madhe të të rinjve, djem dhe vajza nga kjo lagje dhe nën monitorimin nga dega e qendra, u zhvillua një proces i mire dhe fer. Për udhëheqjen e Rinisë Demokratike të Kosovës në katër vitet e ardhshme, të rinjtë e Dardanisë këtë detyrë ja besuan kampiones së shumëfishtë të Kosovës në karate Ariana Byqmeti, ka bërë të ditur Komisioni për Organizimin e Zgjedhjeve të RDK-së, në Gjilan.

Ndërkaq, Kuvendin zgjedhor të Rinisë Demokratike të Kosovës, këto ditë e  ka mbajtur edhe nëndega e 22 e “Zabelit…”.

EkoHigjiena

Në nëndegën 22 të RDK-së, të lagjes “Zabeli…”, kryetar është zgjedhur, Leutrim Jakupi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.