Këngëtaret shqiptare po e gjejnë veten shumë mirë në tregun ndërkombëtarë muzikorë.
Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha, Ava Max janë disa nga emrat që dëshmojnë se suksesi në arenën ndërkombëtare është i mundur të arrihet.
Së fundmi ka pasur një takim midis Bebe Rexhës dhe këngëtares Ava Max, të dyja me prejardhje shqiptare dhe shumë të suksesshme me projektet e tyre muzikore.
Për të treguar se nuk e harrojnë asnjëherë prej nga vijnë, ato kanë zgjedhur ta bëjnë shqiponjën me duar, simbol ky i kombit shqiptar.