Sipas ‘Spotify’, këngëtarja shqiptare ndër më të dëgjuarat në botë në vitin 2019

Sipas ‘Spotify’, këngëtarja shqiptare ndër më të dëgjuarat në botë në vitin 2019

Platforma muzikore ‘Spotify’ po bën llogaritjet e fundvitit për të listuar këngët dhe artistët më të dëgjuar të vitit.

Në listat që ka publikuar, sipas kësaj platforme artistët më të dëgjuar të dekadës janë Drake dhe Ed Sheeran.

Ndërsa në mesin e këngëtareve femra më të dëgjuara të vitit 2019, shqiptarja Bebe Rexha u rendit e 15-ta.

Ndërsa sot ‘Spotify’ ka sjellur statistikat vjetore të dëgjueshmërisë, sipas tyre Bebe është dëgjuar 1.5 miliard herë gjatë këtij viti, ndërsa numri i personave që e kanë dëgjuar është 106.8 milionë në 79 shtete të ndryshme.

KOMENTE