“Sot patëm rastin ta presim në vizitë drejtorin e Ndërmarrjes Publike “Tregu i Gjelbër” Komuna e Kumanovës z. Ilir Saiti me bashkëpunëtorët e tij. E njoftuam drejtorin për mbarëvajtjen e punimeve në tregun e gjelbër të Komunës së Gjilanit dhe në përgjithësi për projektet që janë duke u implementuar dhe ato që do të implementohen në një të ardhme nga Ndërmarrja Publike Lokale “Tregu” Sh.A”.
Kështu ka thënë kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes Tregu, Avdyl Jerliu, i cili ka falënderuar zyrën e Kryetarit Haziri dhe Nënkryetarin e Komunës së Gjilanit z.Arbër Ismajli për pritjen e ngrohtë që ua bëri me rastin e vizitës që e bëmë në zyrat e komunës bashkërisht me delegacionin e tregut nga Kumanova.
Në këtë takim morën pjesë edhe Bordi i Drejtorëve, Komisioni i Aksionarit të Ndërmarrjes Publike Lokale “Tregu” Sh.A. K
“Ky takim ishte shumë i frytshëm për dy ndërmarrjet tona, ku shkëmbyem përvoja nga të dyja palët dhe u zotuam se ky bashkëpunim do të rritet në të ardhmen edhe më shumë”, ka thënë Jerliu.