Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka reaguar pas paralajmërimit për reduktimet me energji elektrike.
Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se ky paralajmërim është fushatë psikologjike e Qeverisë Kurti.
Postimi i plotë:
Paralajmërimi i reduktimeve në pikë të verës, është asgjë më shumë se paralajmërim i një fushate psikologjike të Qeverisë Kurti.
Është thirrje që të bëhemi gati për një dimër të gjatë. Është test i durimit, është test i manovrimit, është test i mashtrimit.
Po na matet pulsi, që nëse durojmë 2 orë verës, do të mund të duronim edhe 12 orë dimrit.
Kësaj duhet thënë stop tani, ndryshe do jetë vonë! /2LONLINE/