Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka kërkuar krijimin e një Tribunali të ri në Hagë për Serbinë. Ajo ka thënë se ky Tribunal duhet të merret me krimet e regjimit serb ndaj dhunimit të grave si mjet i luftës, sepse sipas saj, këtë çështje nuk e ka trajtuar Tribunali i Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi.
“Duhet të bëhet një Tribunal tjetër për ish-kriminelët e regjimit të Serbisë në mënyrë që të trajtohen çështjet e dhunimit të grave, sepse Serbia ka përdorur këtë mjet si mjet lufte jo vetëm në Kosovë por edhe në Bosnjë e Kroaci, pra kjo është një çështje që duhet të ndodhë përmes një Tribunali të ri në Hagë”, ka deklaruar Tahiri për “Epokën e re” .