DYLON

Mbjellin fidane, shënojnë Ditën e Tokës

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Në ditën ndërkombëtare të Tokës, nxënësit e gjimnazit “Zenel Hajdini” në Gjilan të klasave 10/4 dhe 10/8, kanë mbjell qindra fidane në oborrin e shkollës. Në këtë aktivitet ka marrë pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu, i cili ka mbjell fidanin e parë.

Kadriu tha se ky aksion i nxënësve është për t’u përshëndetur dhe Komuna e Gjilanit do t’i përkrah me gjithë kapacitetin.

EkoHigjiena

“E përshëndes këtë aktivitet të mrekullueshëm në Ditën e Tokës të nxënësve të gjimnazit për përmirësimin e jetës dhe ambientit tonë dhe e falënderoj profesoreshën Tevide Ahmeti që ka bërë këtë organizim. Së bashku me kryetarin Haziri do të përkrahim çdo aktivitet që është në të mirë të qytetarëve”, ka thënë nënkryetari Kadriu.

Nxënësit e këtyre klasëve thanë se me këto aktivitete, shpresojnë që të jenë shembull për shkollat tona dhe për gjeneratat e arshshme./2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.