(2L ONLINE) – Organizuar nga Zyra e OSBE-së dje në Viti është mbajtur një tryezë e rrumbullakët ku është shtjelluar çështja e ngritjes së buxhetimit gjinor. Në këtë takim është folur për praktikat më të mira të buxhetimit gjinor.
Ndërkaq Zyrtari i lartë financiar nga Komuna e Vitisë tha se për kundër faktit se rritja e pagave prej 25% të punonjësve të sektorit publik ka ndikuar në buxhetin komunal, Komuna e Vitisë do të shikon mundësitë që të përkrahet edhe ky lloj i buxhetimit.
Kurse Sahadete Ternava-Osmani zyrtare nga OSBE paraqiti praktikat e shteteve të regjionit por edhe ka folur për praktikat në vendin tonë duke theksuar se gjendja nuk është e dëshirueshme por sipas saj ka përparime në këtë drejtim.
Në këtë takim kanë folur edhe Kryesuesja e grupit te grave Mirlinda Tishukaj-Sadiku,Drejtori i Arsimit Qahil Sinani dhe të tjerë. Ndërkaq gjatë kësaj punëtorie janë arritur edhe një varg konkluzionesh. /2L ONLINE/