Synimet për Gjilanin e të gjithëve janë:
Investimin me të gjitha kapacitetet komunale në ngritjen e një sistemi shëndetësor, të sigurisë, sektorit arsimor solid dhe modern, që pëgatitë punonjësit, ekspertët dhe kuadrot e Komunës së Gjilanit.
- Kthimi i besimit dhe shpresës së qytetarëve, veçanërisht rinisë, në një të ardhme më të mirë për qytetin dhe fshatrat përreth.
- Përkrahjen e bizneseve ekzistuese dhe krijimin e një mjedisi inkurajues për regjistrim të bizneseve të reja, duke ia lehtësuar të gjitha procedurat administrative, për veprimtarinë biznesore, prodhuese e shërbyese.
- Eliminimi i burokracisë dhe ofrimi i shërbimeve efikase, të shpejta dhe transparente për qytetarët.
- Rritja e fuqisë konkurruese të ndërmarrjeve lokale dhe përkrahja institucionale për marketingun e produkteve të tyre.
- Përmirësimi i infrastrukturës fizike dhe ligjore, respektivisht përmirësimi i cilësisë së jetës së qytetarit.
- Zhvillimi i resurseve njerëzore dhe përmirësimi i udhëheqjes ekonomike në drejtim të ekspertizës.
- Mbrojta e ambientit, ruajtja dhe promovimi i vlerave kulturore dhe turistike.
Zyra për Informim e PDK-së, Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/