“Menaxhimi i mirë i situatës, aftësia e tij personale, komplimentet nga ambasadori amerikan, dëgjueshmëria dhe sjellja e mirë e qytetarëve, solidariteti dhe mirëkuptimi, besueshmëria e vazhdueshme e gjithnjë e me masovike e popullit ndaj Albin Kurtit po i pengojnë shumë të dështuarve, keqpërdoruesve, të paaftëve, servileve, matrapazëve, sahanlëpirësve”, ka thënë, Fehmi Sylejmani, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Sipas tij, nuk është vendi për gjendje të jashtëzakonshme.
“Mos përhapni frikë dhe mos e traumatizoni popullin. Shtetet me më shumë raste të prekura nga virusi nuk janë izoluar. Me Zotin përpara dhe me qeverinë Kurti do t’i bëjmë ballë edhe kësaj sfide”, ka thënë Sylejmani për të shtuar se: “Nuk kalon puçi, jo. Pa panik, e me shumë kujdes”.