DYLON

Ministri Quni njoftohet për nivelin e gatishmërisë operacionale të Regjimentit të Tretë të Forcave Tokësore

Ministri Quni njoftohet për nivelin e gatishmërisë operacionale të Regjimentit të Tretë të Forcave Tokësore
Avatar photo Redaksia

Pas situatës së krijuar nga pandemia e COVID-19 dhe me qëllim të informimit nga afër me nivelin e gatishmërisë operacionale të njësiteve të angazhuara në Forcën për Detyrë, sot Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni me stafin e tij dhe i shoqëruar nga zëvendëskomandanti i FSK-së gjeneralmajor Enver Cikaqi dhe komandanti i KFT-së gjeneralbrigade Fadil Hadergjonaj ka vizituar Regjimentin e Tretë të Forcave Tokësore në Mitrovicë.

Me këtë rast, nga ana e zëvendës komandantit të Regjimentit të Tretë, Nënkolonel Avni Kiçina, Ministri Quni u njoftua me planin e gatishmërisë, nivelin e koordinimit me komandën superiore, veprimet e deritashme si dhe nivelin e gatishmërisë së kapaciteteve njerëzore specialistike, material, teknike dhe mbështetjes logjistike të regjimentit përkatës.

Ministri Quni shprehu vlerësimin e lartë për njësinë përkatëse dhe inkurajoi pjestarët e saj për përgatitjet e duhura, motivin dhe moralin e lartë të dëshmuar si gjithmonë mbështetjen e plotë ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve tanë në përballje me sfidën aktuale që po kalojmë.

EkoHigjiena

Në këtë rrethanë të jashtëzakonshme, ku është me rëndësi jetike shëndeti i qytetarëve, Ministri Quni theksoi domosdoshmërinë që FSK, të jetë e gatshme të ju sherbejë të gjithë qytetarëve pa dallime etnike dhe gjithënji në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me KFOR-in.

Menaxhimi me sukses i kësaj situate është edhe një provë konkrete se FSK dhe Kosova po tregojnë pjekurinë e duhur instituticionale dhe shtetërore që të jenë pjesë e NATO-s.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.