Veton Surroi, ish politikan, tash publicist dhe shkrimtar, pas 17 vjetësh sërish ka qëndruar në Beograd. Surroi në një intervistë për B92 ka folur gjerë e gjatë për skenën politike në Kosovë, raportet Kosovë-Serbi, librat, etj.
“Në skenën politike në Kosovë ka banalitet. Kjo do të ndodh deri në një lloj purifikimi, kështu që të ketë dekriminalizim, të jetë shoqëri demokratike”, ka thënë Surroi, transmeton Indeksonline.
Ai ka theksuar se për këtë është i nevojshëm proces dhe vendim që të “ç’kapet shteti”.
“Sikur në secilën shoqëri e cila është në tranzicion, duhet të vije deri te një masë kritike brenda popullatës, e cila do të ndërroj strukturat. Dhe atë jo vetëm strukturën si të tillë, por mënyrën e udhëheqjes së vendit. Ky nivel kritik duhet të arrihet në një proces”, ka thënë Surroi.
Sipas tij, edhe pse në krye të qeverisë më nuk është Hashim Thaçi, ai dhe njerëzit tjerë edhe më tej janë në strukturat e tij.
“Ndoshta ky është tranzicion, por një pjesë e këtyre strukturave të kriminalizuara ende është aty”, ka thënë ai, transmeton Indeksonline.
Surroi ka thënë se në struktura gjenden njerëz të cilët i tremben Gjykatës Speciale.
“Këta janë njerëzit nga raporti i Dick Martyt, raport në bazë të të cilit po themelohet Gjykata. Në raportin e Clint Williamsonit, tregtia me organe zë vend më të vogël, kurse pjesa më e madhe ka të bëjë me dhunën ndaj pakicave. Për ata përgjegjës është grupi i njerëzve që quhet Grupi i Drenicës”, ka thënë Surroi.
Duke folur për serbët në Kosovë, ai ka thënë se ata duhet të mendojnë me kokën e tyre, jo atë të Beogradit.
Surroi në Beograd ka promovuar librin “Miliarderi”.
http://www.indeksonline.net/?FaqeID=2&LajmID=165064