DYLON

Pesë vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, nuk pengojnë për MSA

Avatar photo Redaksia

Kosova pritet që së shpejti të nënshkruaj MSA-në, deri sa për këtë institucionet nuk presin pengesë nga pesë vendet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Pavarsinë e Kosovës.

Këtë e thotë edhe Ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku. Sipas tij, këto vende gjithmonë gjejnë modulin për të mos qenë pengesë e Kosovës.

EkoHigjiena

“Asnjëherë deri më sot nuk e kanë ndaluar ose vështirësuar në mas të theksuar integrimin evropian të Kosovës, dhe kjo shihet në marrëveshjen e Stabilizim Asociimit. Ne jemi në prag të nënshkrimit të saj, dhe përsëri këto pesë vende e kanë gjetur modusin e përbashkët se si t’i kalojnë ato rezervat e veta që i kanë”, tha Çollaku, transmeton RTK.

Ndryshe, vendet që nuk e kanë njohur pavarsinë e Kosovës e që janë vende anëtare të BE-së janë Spanja, Greqia, Rumaniva, Qipro dhe Sllovakia.

http://www.rtklive.com/index.php?id=2&r=33172

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.