Dy ndeshjet e javës së 24-të të Superligës së Kosovës në futboll, të zhvilluara sot në mes të Ballkanit e Dritës si dhe Gjilanit dhe Prishtinës, përfunduan pa fitues.
Ishin këto superndeshje për faktin se luante i pari me të dytin në tabelë, përkatësisht, i treti me të katërtin por se epilogu i këtyre takimeve ishte ndarja e pikëve.
Në ndeshjen Ballkani – Drita, rezultati përfundimtar ishte 1 me 1. Golat i shënuan Kuc (17’), për vendësit dhe Vitija (36’) për skuadrën udhëtuese.
Ballkani vazhdon t’i prijë tabelës me 50 pikë, dy më shumë së Drita e cila renditet në vendin e dytë.
Ndërsa edhe në ndeshjen tjetër të ditës së sotme, nuk pati fitues, bile as gola.
Ndeshje përfundoi me rezultati ne fillimit (0:0), dhe të dyja ekipet morën nga një pikë për t’u përforcuar në vendin e tretë (Gjilani me 39 pikë), përkatësisht të katërtin (Prishtina me 32 pikë). /2LONLINE/