DYLON

Drejtoresha e Arsimit, Albana Demiri u takua me aktivet e shkollave profesionale, “Mehmet Isai” dhe “Sahit Baftiu”

Drejtoresha e Arsimit, Albana Demiri u takua me aktivet e shkollave profesionale, “Mehmet Isai” dhe “Sahit Baftiu”
Avatar photo Redaksia

Sot, Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA) në Gjilan,  Albana Demiri u takua me aktivet e shkollave profesionale, IAAP”Mehmet Isai” dhe IAAP “Sahit Baftiu”.

Në takim u diskutua për mënyrën e promovimit të profileve profesionale, ku më pas u vendos që nga muaji prill të organizohen ligjërata duke prezantuar secilin profil profesional para prindërve dhe komunitetit.

EkoHigjiena

Këtij procesi do t’i bashkëngjitet vizita e të gjithë nxënësve të klasave të IX-ta, në këto dy shkolla e me mundësi edhe mbajtja e praktikës nga lëndët të cilat kanë përputhshmëri me mësimin praktik si dhe ligjëratat e vazhdueshme për orientim në karrierë nga psikologët e shkollave dhe mësuesit e karrierës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.