Këtë fundjavë do të zhvillohet xhiroja e parë në stinorin pranveror dhe do të sjellë ndeshje shumë interesante.
Ndeshja kryesore do të zhvillohet ndërmjet Rahovecit dhe Sigal Prishtinës, dy skuadrave që edicionin e kaluar ishin ballafaquar në finale të Kupës, “play-off”-it dhe Superkupës.
Takimi tjetër i javës së 19-të zhvillohet mes Bashkimit dhe Lipjanit. Prizrenasit kanë grumbulluar 27 pikë në stinorin vjeshtor, derisa lipjanasit kanë 16 pikë, apo 16 humbje në 16 ndeshje të zhvilluara.
Java 19
E shtunë
17:00 Golden Eagle Ylli – Feronikeli
19:00 Ponte Prizreni – Peja
E diel
17:00 Rahoveci – Sigal Prishtina
19:00 Bashkimi – Lipjani
Trepça pushon