Milot Rashica bëri një paraqitje shumë të mirë në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Gjermanisë kundër Schalkes.
Ylli i Werder Bremen shënoi një gol të bukur dhe në fund u shpall futbollisti më i mirë i ndeshjes. Pas ndeshjes, Miloti është shprehur i kënaqur që skuadra e tij arriti në gjysmëfinale.
“E mahnitshme! Jemi në gjysmëfinale! Hap pas hapi, dhe gjithmonë së bashku!”, ka shkruar Rashica në Twitter.
Që nga janari, sulmuesi i Kosovës ka realizuar nëntë gola me fanellën e Werderit ne 11 ndeshje.