Java e 11-të në Superligë rikthehet sot me ndeshjen derbi mes Gjilanit dhe Llapit që do të zhvillohet në Stadiumin e Qytetit në Gjilan nga ora 14:00.
Skuadra e Gentijan Mezanit kërkon tri pikë të cilat do ta mbanin në krye të tabelës dhe me gabimin eventual të rivalëve lokal Dritës nesër ndaj Prishtinës, SC Gjilani do të merrte pozitën e parë.
Kjo fitore do ta dërgonte në pozitat e para Llapin, i cili ka vetëm një pikë më pak se Drita dhe Gjilani, pra 20 sosh.
Skuadra e Gjilanit sot ka publikuar listën e futbollistëve që janë të gatshëm për lojë.
E mërkurë
14:00 Gjilani – Llapi
14:00 Trepça ’89 – Ferizaj
14:00 Drenica – Dukagjini
E enjte
14:00 Prishtina – Drita
14:00 Ballkani – Flamurtari