DYLON

Nesër derbi Prishtina – Drita, ky është çmimi i biletave

Nesër derbi Prishtina – Drita, ky është çmimi i biletave
Avatar photo Elife Sherifi

Super sfida e javës së 11-të në Superligën e Kosovës do të zhvillohet në Prishtinë. Prishtina do të jetë nikoqir i Dritës në ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, të enjten me nga ora 18:00.

Kryeqytetasit kanë publikuar tanimë edhe çmimin e biletave për këtë super sfidë. Për tribunat lindore do të jetë çmimi prej tri eurove, ashtu edhe për tifozët mysafirë.

Ndërkohë në tribunën perëndimore një biletë do të kushtojë pesë euro. E biletat VIP për këtë sfidë janë 10 euro.

EkoHigjiena

Kjo ndeshje do të zhvillohet nën ndriçimin e reflektorëve dhe pritet të mbledh një numër të madh të tifozëve.

Organizime në përkrahje të Dritës ka edhe nga Gjilani, nga tifo-grupi “Intelektualët” dhe të tjerë me vetura private.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.