Ndalohet personi të cilit iu gjetën në posedim 241 gram marihuanëFOTOILUSTRIM

Ndalohet personi të cilit iu gjetën në posedim 241 gram marihuanë

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar të dyshuarin A.SH., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se tek i njëjti janë gjetur 241 gram narkotikë, e llojit ‘’Marihuanë’’.

Ekziston dyshimi i bazuar që gjatë ditës së djeshme, më 22 tetor 2019, rreth orës 12:30 minuta, i dyshuari A.SH., pa autorizim dhe me qëllim të shitjes ka poseduar substanca narkotike, me ç’rast gjatë bastisjes nga ana e policisë, në shtëpinë e tij, në Gjilan, janë gjetur 241 gram substancë narkotike.

I dyshuari kishte tentuar që të ikte nga policia, pasi kishte qenë duke bërë paketimin e narkotikëve, në objektet përcjellëse të shtëpisë së tij, ku gjatë bastisjes janë sekuestruar:

– Një qese plasmani me substancë narkotike e llojit ‘’Marihuanë’’ në peshë prej 183. 9 gram,

– 24 paketime të vogla ‘’Marihuanë’’, si dhe një sasi e ndarë në pjesë të vogla e gatshme për paketim, në peshë prej 57.1 gram,

– 400 paketime të vogla, të cilat shërbejnë për paketimin dhe shitjen e ‘’Marihuanës’’.

Me këto veprime, dyshohet se i njëjti ka kryer veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

KOMENTE